
Eksperti Arban Domi në një lidhje Skype me emisionin ‘Opinion’, ka deklaruar se personat që e kanë kaluar COVID kanë iminuteti deri në 8 muaj.
Herën e fundit që ju kam pyetur keni thënë se ata që e kanë kaluar Covid-in është mirë që të mos e bëjnë va.k.s.inën. I qëndroni kësaj ideje?
“Le ta sqarojmë me saktësi për publikun. Ai që e ka kaluar Covidin nuk është e nevojshme ta bëjë. Herën e fundit që kemi biseduar, nuk kishim shumë të dhëna dhe mendoja se do ishte 3 deri në 6 muaj minimumi, pasi e ka kaluar. Ka kaluar disa kohë nga biseda e fundit që kemi pasur dhe të dhënat e fundit, të jo më shumë se 1 apo 2 javë më parë, kanë treguar që edhe pas 8 muajsh sistemi imunitar mbrojtës është i nivelit teorikisht të mjaftueshëm”.
Sipas mjekut, “prova më e madhe, që është shumë domethënëse, është që të infektuar në botë janë rreth 10 milion. Riinfektimet janë me gishtat e dorës dhe ky është testi klinik më i mirë për të thënë që ata që janë infektuar, nuk riinfektohen. Por nuk ka asnjë gjë të keqe për ta ribërë”.
Një ngjarje e rë;ndë është shënuar.
Ashtu sic u parashikua, keto dite.
5 paciente te shtruar ne spitalet.
Sot nje vit pas ndarjes nga.
Lini një Përgjigje