Bën testin dhe karantinohet futbollisti i Vllaznisë, e afërmja i rezultoi me COVID 19. Çfarë thotë mjeku i ekipit

Futbollisti i Vllaznisë Ndriçim Shtubina është karantinuar dhe ka bërë dhe tamponin për COVID 19, pasi një e arfërmja e tij rezultoi e infektuar.

Lajmi është dhënë nga mjeku i ekipit Ilirjan Haxhaja i cili ka këshilluar futbollistët të mos stërviten jashtë shtëpisë së tyre.