Belinda Ballukut i hapet këmisha, në siklet e sipër dy fëmijët e sinqertë e nxjerrin blof: Mami është në shtëpi, babi në punë… (ministrja ndërron temën)

Transmetimi i çdo takimi drejtpërdrejt në ERTV nuk është edhe aq ndihmues për kryeministrin Edi Rama. Kështu ka ndodhur edhe sot në Durrës, ku ministrat, nën “hyqmin” e shefit të qeverisë, i cili vetë u ul në një tavolinë me banorët e prekur nga tërmeti, Belinda Ballukut iu la një tavolinë që nuk e njihte edhe aq mirë. Ministrja, siç mund të shihet edhe në këtë video, gjatë gjithë kohës që flet është nën sikletin e hapjes së kopsave të këmishës, pyet në formë të zakonshme të pranishmit në tryezë. Mes tyre, ishin edhe dy djem, të cilët Balluku i pyet ku ndodhen mami dhe babi. Këtu vjen edhe blofi, pasi dy djemtë thonë me sinqeritetin e një fëmije, se mamaja e tyre ndodhet në shtëpi bashkë me të motrën, ndërsa babai i tyre është në punë….

Biseda e Ballukut me dy djemtë: Belinda Balluku: Ndërkohë vajza është nusja? Gruaja: Nusja me djalin.

Belinda Balluku: Janë kthyer në punë? Këtu ka ca që bëjnë lodra shumë të bukura. Ju çuna jeni në shkollë?

Djemte: Po, në klasë të 8. Belinda Balluku: Njiheshit para se të vinit këtu? Djemtë: Jemi vëllezër. Belinda Balluku: Po mami dhe babi?

Djemtë: Mami është në shtëpi me motrën, babi në punë. (Balluku rregullon kemishen që i hapet).

Belinda Balluku: U stresuan fëmijët kanë marrë frikë. Rëndësi ka t’i kthehemi jetës normale. Nga shtëpitë tuaja etj. Edhe fëmijët kanë frikë kemi nevojë që t’ju flasim, të ndihen të sigurtë. Unë kam një vajzë të vogël 10 vjeç, djali më ndryshe. Vajza e ka marrë me shumë frikë. Po në shkollë, me mësueset, diçka më ndryshe. Duhet të rikthehemi në realitet.

E pasi ndjek këtë dialog, natyrshëm lind pyetja, nëse prindërit e fëmijëve nuk qëndrojnë në hotel, atëherë kush qëndron atje? Meqënëse shtëpia qenka e sigurt për motrën e vogël të tyre, pse për ta jo? A janë fëmijët të akomoduar në hotel, apo janë marrë thjesht si dublant në takimin e sotëm?

SHIKONI VIDEON KETU