Arti shqiptar në zi. Vdes këngëtarja dhe aktorja e suksesshme shqiptare, na le me dhimbje të madhe, jemi përlotur për ty

Një lajm i trishtë dhe i hidhur është mësuar sot. Ka vdekur në moshën 86-vjeçare këngëtarja e njohur shqiptare Nexhmije Pagarusha, e cila prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Nexhmije Pagarusha, e cila ka mbetur në mendjen e çdo artdashësi për interpretimin e “Bareshës” dhe hitit ”E dehun jam”, ishte edhe aktore e suksesshme, si në film ashtu edhe në teatër.

Veprat muzikore & disa nga këngët e saj:

“Baresha”

”Ani mori nuse”

”Mora testin”

“Kur më shkon si zog n’hava”

“Kur më del në derë”

”Ke selvitë”

“Ç’u ngrit lulja në mëngjes”

“Çil njat zemër plot kujtime”

“Dallëndyshe”

“Një lule”

“Zambaku i Prizrenit”

Nexhmije Pagarusha ishte edhe aktore e suksesshme, si në film ashtu edhe në teatër. Ajo interpretoi në filmat dhe shfaqjet teatrore, në disa prej tyre interpretoi edhe rolet kryesore si:

1967 “Dasma e përgjakur”

1973 “Jugovizioni”

1976 “Gëzuar viti i ri”

1977 “E kafshoja terrin”

1980 “I ikuri”

1981 “Tre vetë kapërcejnë malin”

“Lepuri me pesë këmbë”

“Fluturimi i Micakut”

“Daullet e të çmendurve”,

“Rexha i nënës në grazhd të kalit”

1997 “Vrasësit bëjnë dasmë natën”

Në jetën artistike Nexhmija mori shumë çmime të cilat ajo nuk mund t’i veçojë, ndër të tjera “Këngëtare e Shekullit”, të cilin e meriton padyshim. Nexhmije Pagarusha vulosi me emrin e saj shekullin e XX-të.

Në mars 2013 u promovua albumi i parë i Nexhmije Pagarushës. Albumi i saj i nxjerrur në shitje është bashkëpunim me restorant Pishat, biznes ky që i ka dhënë rreth një dekadë përkrahje artit dhe kulturës.

“Cil’ nj’at zemër plot kujtime”

“Kanga e Rexhës”

“Kanga e Prishtinës”

“Kenke nur’ i bukuris”

“Kur më shikon si zog n’hava”

“Nji lule që m’ka çelë tash”

“Hajde të dalim kah pazari”

“Vaj si kenka ba dynjaja”

“Kanga e krushqve”

“Njëmend qenke si m’kanë than”

“Lul’zoi fusha lul’zoi mali”

“Kapiteni i ri”

“Kosovarja e re”

“Mori sy luaneshe”

“Baresha”