Arratisja nga drejtoria e Policisë, lëvizte i lirë, qytetari kap dhe ia dorëzon efektivëve dh.unuesin



Zbardhet ngjarja qe futi ne panik mesditën e sotme zonën e “Myslym Shyrit” kur një person në kërkim ka vendosur në alarm policinë e Tiranës.



Abc News raporton se i shpalluri në kërkim nga policia pak kohë më parë për dh.unë në familje ditën e sotme është pikasur nga efektivët duke kaluar pranë drejtorisë së policisë.



Në këtë moment efektivët janë vendosur në lëvizje për ta arrestuar, por objektivi është larguar me vrap.

Në operacionin për kapjen e tij, policinë e ka ndihmuar një qytetar, i cili në momentin që e ka parë duke u larguar me vrap, e ka bllokuar duke ia dorëzuar policisë.