Aii na e shpifën! Akrepa, merimanga dhe shumëkëmbësha të skuqura në zgarë, rihapet tregu i insekteve në Kinë! Pamjet që të lenë pa fjalë

Një rrugë ushqimore kineze e cila shet akrepa, shumëkëmbësha dhe insekte të tjera të skuqura, është rihapur pas mbylljes për 70 ditë nga shpërthimi i pandemisë Covid-19.

Shitësit në tregun e përditshëm “Nanning” ofrojnë ushqime dhe insekte të ndryshme, të tilla si oktapodi i pjekur në skarë, karkaleca me erëza, shumëkëmbësha me avull dhe ëmbëlsira orizi.

Por, ajo çka e bën të famshëm këtë treg, mbi të gjitha, janë insektet e gatuara, ku mund të përmendim merimangat e pjekura dhe krimbat e mëndafshit.

I ndodhur në kryeqytetin provincial të Guangxi, tregu i insekteve u mbyll përkohësisht në fund të janarit, në vazhdën e pandemisë së koronavirusit, e cila filloi 1.350 kilometra larg në ëuhan. Ai u rihap në fillim të këtij muaji pasi numri i infeksioneve ditore ra ndjeshëm në të gjithë vendin.

Tregu i insekteve , një tërheqje kryesore turistike për qytetin, hapet çdo ditë reth orës 18:00 deri në orët e vona. Tashmë të rihapur me kushte të tjera, këto tregje kanë disa rregulla, për shmangien e rrezikut të përhapjes së koronavirusit.

Përveçse vetë tregtarët, duhet të ruajnë distancimin social, vizitorët duhet të përdorin një aplikacion zyrtar shëndetësor, për të treguar se janë të shëndetshëm, duke ju matur temperatura para se të futen në treg. Ata gjithashtu duhet të veshin maska ​​për fytyrën gjatë vizitës së tyre.

Tregtarët janë ankuar, pasi biznesi i tyre ka rënë ndjeshëm. Disa kinezë besojnë se insektet janë ushqime ushqyese për shkak të proteinave të tyre.

Qeveria kineze ka ndaluar përkohësisht tregtimin dhe ngrënien e mishit të kafshëve të egra, një praktikë që besohet të ketë shkaktuar pandeminë. Konsumi i insekteve, i cili është vërejtur edhe në vende të ndryshme të Azisë, akoma është i lejuar në Kinë.