Ah zemra e shkretë e nënës së Janit/ Gazetarja rrëfente tek Fevziu detajet e rënda, familjari i tij telefonon urgjent dhe ngre akuza të forta

Një i afërm i familjes se Jani Prenges ndërhyri mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” përmes telefonit, teksa në studio po diskutohej për faktet e reja të ngjarjes së trishte.

Angjelin Prenga, djali i xhaxhait të Jan Prengës, ka replikuar me gazetaren Klodiana Lala, duke i kërkuar që të mos flasë në emër të familjes. Pretendimi i tij kishte të bënte me deklaratën e gazetares kur tha gjatë emisionit se “familja Prenga kishte kontaktuar me një pajtues gj.a.qesh”.

Por, Klodiana Lala i është kundërpërgjigjur duke thënë se nuk ka folur në emër të familjes Prenga, por ka lexuar dosjen hetimore të Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit, ku janë të evidentuara të gjitha këto fakte.

Nje pjese e debatit

Klodiana Lala: Lidhur me ato çfarë unë kam deklaruar mbaj përgjegjësi ligjore.

Angjelin Prenga: Të gjitha këto që po thua i ke supozime moj zonjë. Ne nuk i disponojmë ato dokumente. Klodiana Lala tha disa herë që familja Prenga ka pajtuar pajtues gjaqesh. Unë thashë që ajo foli dy herë në emër të familjes Prenga. Lereni familjen të qetë. Neve nuk disponojmë asnjë dokument nga Prokuroria dhe Policia e Shtetit. Lala referoi në emër të familjes Prenga.

Klodiana Lala: Ndiq emisionin zotëri se po bëni debat pa kuptim.