
Një aksident tragjik ka tmerruar Ekalin e Greqisë mbrëmjen e djeshme, ku një 25-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e përplasjes fatale.
Mediat greke bëjnë me dije se një 19-vjeçar me mjetin Mercedes GLE 3500, djali i një biznesmeni të njohur në Greqi, teksa po kthehej nga palestra nuk ka parë tabelën e “STOP”, ka kaluar dhe ka përplasur 25-vjeçarin, Fotis-Floidi Perdretsa i cili po udhëtonte me motor.
19-vjeçari është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim.
Ekspertiza pritet të përfundojë, në mënyrë që të mbyllet çështja, pasi hetimi është ndërmarrë nga Policia Rrugore e Kifissia, e cila po shikon me vëmendje rrethanat e sakta nën të cilat ndodhi aksidenti, në kryqëzimin e Rrugës Theseos.
Një ngjarje e rë;ndë është shënuar.
Ashtu sic u parashikua, keto dite.
5 paciente te shtruar ne spitalet.
Sot nje vit pas ndarjes nga.
Lini një Përgjigje