Ah i ziu ç’fatkeqësi / Zbardhen detaje drithëruese nga ngjarja tra.gjike që u shënua në mes të Kryeqytetit…



Një aksident i rëndë ndodhi ditën e djeshme në Tiranë në rrugën “5 Maji” ku dy automjete u përfshinë në një aksident dhe për pasojë është dëmtuar këmbësori shtetasi F.A., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.



Policia njofton se ka arrestuar shtetasit M. M., 20 vjeçe dhe A. Ç., 40 vjeç.



Këto dy drejtues mjetesh u përplasën mes tyre dhe si pasojë mjeti që drejtohej nga 20-vjeçarja, plagosi rëndë këmbësorin që ishte duke qëndruar në trotuar, i cili mori plagë të rënda në gjymtyrët e tij.

Arrestimi i shoferëve është bërë pasi të dy janë konstatuar duke shkelur rregullat e qarkullimit, ndërkohë që vijon këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.