“A ndiheni në borxh me Sorosin?”/ Basha humb kontrollin live në emision

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, është pyetur lidhur me borxhin që ka me Xhorxh Sorosin,  ku disa koh më parë kanë dalë dhe disa fakte, ku ndër të tjera thuhet se Sorosi i ka paguar studimet Bashës.

I ftuar në studion e Syri.Tv , Basha është munduar të shmangin pyetjen dhe kjo eka nxjerrë nga kontrolli.

“Kjo është pyetja më e kotë për të mbyllur intervistën. Unë nuk kam marrë asnjë financim nga Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Universiteti ku unë kam studiuar ka marrë financime nga Fondacioni Soros për bursa për studentët nga Shqipëria dhe Polonia.

Marrëveshja ka qenë me universitetin jo me mua. Unë nuk i lexoj fare ccfarë shkruhet. Rendja ndaj konspiracionit na largon nga e vërteta” , u shpreh Basha.