A keni komunikim me Metën? Rama habit gazetarët, asgjë nuk qenka ashtu siç duket

Kreu i qeverisë në prononcim për gazetarët pas mbledhjes së Kryesisë, është pyetur nëse ka një komunikim me Presidentin për caktimin e një date për zgjedhjet në Bashkinë e Shkodrës apo të Vorës, ku të mandatuarit nga PS për shkak të ligjit të dekriminalizimit kanë humbur mandatet. “Nuk kemi asnjë komunikim, ju e dini që situata postzgjedhore karakterizohet nga një inerci që lidhet me historinë e dekreteve zhdekreteve, kështu që ne kemi për detyrë të garantojmë vazhdimësinë normale të qeverisjes aty ku kemi fituara bashkitë dhe kemi dy vakanca”, tha Rama.

Ndërkohë situatën politike në vend, Rama e ka cilësuar si jo të mirë, duke e lidhur këtë edhe me djegien e mandateve nga opozita.

“Një vendim që i ka kushtuar opozitës, por edhe klimës politike në vend. Ne jemi të detyruar të qeverisim dhe të drejtojmë vendin”, tha Rama.